Politika Basha, thirrje policisë: Hiqni kapelet, kapni hajdutët!

Basha, thirrje policisë: Hiqni kapelet, kapni hajdutët!

Në orën 17:00 ka nisur seanca Parlamentare, ndërsa jashtë saj opozita mban protestë, ku të pranishëm janë edhe ish-deputetët e saj, si dhe kreu Basha e ish-Kryeministri Berisha.

Lulzim Basha mbajti fjalën përballë protestuesve, duke u shprehur se asnjëherë nuk është mbledhur një numër kaq i madh qytetarësh brenda kaq pak orësh. Ai tha se qeveria edhe sot bëri një akt tinëzar me mbajtjen e seancës.

“Banda e hajdutëve edhe sot e bëri aktin e saj tinëzar dhe të paligjshëm. Prapa asaj godine nuk është më Kuvendi i Shqipërisë, por banda e krimit dhe e hajdutëve që ka marrë peng Shqipërinë. Ata që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur milionat nga populli më i varfër i Europës, i dhanë Shqipërisë Maduron e Ballkanit”, tha Basha.

Basha u bëri thirrje edhe policisë, duke iu thënë të heqin kapelet e të arrestojnë hajdutët.