Kryesore Opozita rrethon Parlamentin, protestuesit sulmojnë Blendi Klosin

Opozita rrethon Parlamentin, protestuesit sulmojnë Blendi Klosin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në shoqërinë e ish-deputetëve të tjerë janë nisur nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit.

Deputetët e shumicës kanë zgjedhur të hynë në godinën e Kuvendit nga hyrja anësore, për të shmangur protestuesit. Por kjo ka qenë e mundur pasi disa prej tyre kanë hedhur shashka ndërsa në drejtim të deputetëve, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë përqendruar në këtë zonë për shmangur përshkallëzimin e situatës.

Disa prej protestuesve kanë shtyrë ministrin Blendi Klosin ndërsa ai po kalonte pranë Pedonales, por pas ndërhyrjes të pjesëtarëve të Gardës dhe Policisë, ai ka mundur të futet në rrethimin e Parlamentit nga hyrja anësore.