Politika U sulmua nga protestuesit, Sterkaj: Lleshaj të firmosë urdhrin, policia me të...

U sulmua nga protestuesit, Sterkaj: Lleshaj të firmosë urdhrin, policia me të gjitha mjetet kundër agresivitetit

Deputeti Paulin Sterkaj i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Lleshaj  që të nxjerrë efektivët e policisë në protesta pa uniformat dhe mjetet përkatëse.

Deputeti i PS-së foli për mediat jashtë parlamentit pas përfundimit të seancës. Lidhur me protestën, ai u shpreh se kjo situatë e ndodhur sot nuk ishte parë në asnjë vend.

Kujtojmë se deputeti Sterkaj u sulmua nga disa protestues kur ai po tentonte të hynte në parlament për seancën e sotme parlamentare.

Kta duan të heqin një qeveri legjitime, po frymëzojnë opozitën gjermane që të rrëzojnë Merkelin dhe të vijnë vetë. I bëj thirrje ministrit Lleshaj që të firmosë urdhrin që efektivët e policisë mos të jenë si civilë, por me uniforma policie dhe të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme kundër agresivitetit. Gjithashtu i them edhe deputetëve si Petrit Vasili që të mos i nxisi protestuesit ndaj kolegëve të tij deputet, qofshin këto edhe rivalë’, ka përfunduar deputeti Sterkaj.