Duket se marrëdhënia mes Interit dhe Mauro Icardit është thyer përfundimisht. Në një situatë të tillë, ku duket e vështirë të ketë prapakthehu nga të dyja palët, drejtuesit zikaltër, Marotta dhe Ausilio, por mendojnë për zëvendësuesin e argjentinasit.
Klubi milanez duket se ka arritur marrëveshjen me Duvan Zapatan e Atalantës, por kolumbiani nuk është i vetmi në listë.
Tek Interi pëlqejnë prej shumë kohësh Edin Dzekon, edhe për faktin se është një rast “low cost”, pasi i përfundon kontrata në vitin 2020 me Romën.
Surpriza e madhe mund të jetë Romelu Lukaku, që tashmë nuk e sheh të ardhmen në “Old Trafford”. Sulmuesi belg ka përfunduar në stol te “Djajtë e Kuq”, pas mbërritjes së trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, ndaj kërkon të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës.
Gjatë ditëve të fundit, belgu i është ofruar Juventusit, por mund të përfundojë te zikaltrit, që do të kenë mjaftueshëm para për ta blerë nga shitja e Mauro Icardit.
Në vitin 2017, Manchester United investoi 80 milionë euro për kartonin e tij, por tashmë drejtuesit e klubit anglez duhet të vendosin për ta lënë të largohet.