Maturantët e shkollës “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë kishin ftuar sot mësuese Anilën në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty,” në programin “E Diela Shqiptare” për t’i bërë një premtim asaj.
Këta të rinj thanë se sakrifikojnë gjumin pasi janë dhe në punë dhe atë e kompensojnë… në klasë!
Shumica e nxënësve të kësaj klase janë në punë gjatë pasdites, në mëngjes mezi ngrihen dhe shpeshherë shkojnë vonë në shkollë vetëm për të qenë prezent, sepse gjatë gjithë kohës janë në gjumë.
Mësuese Anila është shumë e lidhur me klasën e saj, saqë kujdeset aq shumë për nxënësit duke i marrë edhe në telefon çdo mëngjes për t’i zgjuar nga gjumi.
“Influenca e një mësuese të mirë nuk mund të fshihet kurrë” ishte shprehja e nxënësve dedikuar mësueses së tyre.
Ajo ka gjithmonë të drejtë, sidomos kur vjen puna tek disiplina dhe të mësuarit.
Mësuese Anila u zbut nga dashamirësia e nxënësve të cilët i premtuan se nuk do flenë më në klasë.
Epo shpresojmë ta mbajnë premtimin!