Extra Dollarë për të tërë! Këngëtarja shqiptare mbledh paratë e koncertit me fshesë

Dollarë për të tërë! Këngëtarja shqiptare mbledh paratë e koncertit me fshesë

Kjo fundjavë ka qenë vërtet e bollshme dhe me fat për këngëtaren shqiptare Big Mama dhe kolegun e saj Robert Berisha.

Dy këngëtarët kanë mbajtur një koncert në New Jersey të Amerikës, ku kanë fituar aq shumë para saqë iu është dashur t’i mbledhin me fshesë më vonë.

Në  disa video të publikuara nga Robert Berisha këngëtarja shihet me fshesën në dorë duke grumbulluar dollarët e hedhur që kanë mbushur dyshemenë.

E veshur me një kostum të kuq klasik dhe mjaft elegant, Big Mama nuk përton aspak të marrë fshesën dhe të mbledhë paratë e fituara gjatë koncertit.

Epo këtij i thonë super koncert!