Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka paralajmëruar ashpërsim të masave për punonjësit e administratës publike që nuk u përgjigjen qytetarëve.
Shefi i qeverisë kërkoi të vihet në provë çdokush përmes adresimit të shqetësimit në platformën për Shqipërinë që duam.
“Ka ende zona gri e madje edhe zona të errëta në administratë; ka ende drejtues, por edhe punonjës që nuk janë në lartësinë e duhur. Ne po përgatitemi për një paketë të re masash ndëshkimore për të gjithë ata që fshihen pas neneve të ligjit të shërbimit civil, apo fshihen pas njëri-tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë ambicien tonë për administratën që duam”, u shpreh kryeministri Rama.