Bota Senatorja amerikane: Më ka përdhunuar eprori im në ushtri

Senatorja amerikane: Më ka përdhunuar eprori im në ushtri

Marta Mek Selli, senatore republikane e ka pranuar para kolegëve se ka qenë objekt abuzimesh seksuale kur ndodhej në radhët e ushtrisë. Dhe pse la të kuptohej se ishte abuzuar disa herë nga njerëz të ndryshëm, ajo nuk përmendi emra.

Para senatit amerikan, republikania Marta Mekseli, 52 vjeç ka rrëfyer se është përdhunuar në të kaluarën nga eprori i saj, por nuk kishte treguar pasi nuk kishte besim tek sistemi dhe i vinte turp nga ajo që kishte ndodhur. Senatroja amerikane është dhe gruaja e parë pilote që ka marrë pjesë në luftime në Irak dhe Kuvajt. Vetëm pas 26 vjetësh si pjesë e aeronautikës ajo arriti të merrte gradën e koloneles.

Një vit më parë ajo pranoi për mediat në vend se ishte abuzuar nga një trajner atletike në shkollën e lartë. Por në fjalën e saj para senatit ajo la të kuptohej se ishte abuzuar disa herë nga njerëz të ndryshëm, por nuk përmendi asnjë emër.

Në një intervistë për britaniken Guardian, ajo tha se u kishte treguar zyrtarëve ushtarakë ndërkohë që ishte në ushtri, për atë që kishte ndodhur por askush nuk e kishte ndihmuar apo mbështetur për të denoncuar ngjarjet.