Ne jemi gjysma e botës, Ambasada e SHBA uron 8 marsin
Kjo ishte moto me të cilën Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroi sot 8 Marsin për të gjitha gratë.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, E Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones ndau mesazhin e saj mbi rolet e rëndësishme që gratë luajnë në Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe në botë. Përgjatë gjithë muajit mars, ne do të ndajmë histori të tjera të grave të cilat kanë sjellë ndryshim. #GjysmaeBotes
“Unë jam Leyla dhe jam krenare që drejtoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të SHBA dhe një ekip ku më shumë gra se asnjëherë tjetër janë në krye të seksioneve. Çdo ditë ne punojmë sëbashku, ne frymëzojmë dhe çojmë përpara ide. Ne jemi kolege, nëna, bashkëshorte dhe motra”, shprehet Leyla Moses-Ones.
Përgjatë gjithë muajit ambasada e SHBSA do të ndajë histori të tjera të grave të cilat kanë sjellë ndryshim.