Kryesore SHBA ofron zgjidhjen, ja mënyra e vetme për dialog mes Kosovës dhe...

SHBA ofron zgjidhjen, ja mënyra e vetme për dialog mes Kosovës dhe Serbisë

Duke e cilësuar plotësisht të mundur arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit, zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer theksoi dhe një herë mbështetjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Palmer përmendi këtu edhe mundësinë e një rregullimi të kufirit. ”Ne e përkrahim normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd që duhet të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, në zemër të së cilës duhet të ketë njohje të ndërsjellë”, ka thënë zyrtari.

Ai shtoi se është krejtësisht e mundur që kjo të përfshijë rregullimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës.

“SHBA nuk angazhohet për këtë, por as nuk e përjashton si mundësi, ka shtuar ai. Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina duhet ta pezullojë taksen qoftë edhe për 120 apo 150 dite dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë”, deklaroi ai.