Është 116 vjeç dhe është japoneze gruaja më e vjetër e planetit. Rekordet Guines i kanë dhënë titullin e ri Kane Tanaka gjatë një ceremonie që u zhvillua në azilin ku jeton në jugperëndim të Japonisë.
E lindur në 2 janar të vitit 1903, nëna e katër fëmijëve, e ka zakon të zgjohet në orën 6 të mëngjesit, dhe zbavitet duke studiuar matematikë.
Rekordin përpara saj e mbante një grua tjetër, dhe ajo japoneze, e cila ndërroi jetë në korrik të një viti më parë në moshën 117- vjeçare.