Bota Instagramo-mania: Rruga piktoreske në Paris merr vendimin drastik

Instagramo-mania: Rruga piktoreske në Paris merr vendimin drastik

Imagjinoni një rrugë pa makina me kalldrëm të veshur me lule dhe shtëpi shumë të pasteluara në Parisin e të gjitha vendeve të botës. Tingëllon shumë instagramshe, apo jo?

E pra, banorët e famshëm të Rue Cremieux të Parisit janë të mërzitur nga një mori turistësh që përmbyten në zonë dhe pushtojnë hapësirat e tyre personale vetëm për hir të një postimi në mediat sociale.

Vendasit e Rue Cremieux i kanë kërkuar këshillit të qytetit që të vendosë një portë në hyrje të rrugës për të kufizuar qasjen e qindra njerëzve të çmendur pas fotove, diktuar nga dellet instagramshme. Ata kanë bërë thirrje në mënyrë specifike për një kufizim që do t’u imponohet në hyrje gjatë pikut të trafikut, të tilla si mbrëmje, fundjavë, madje edhe gjatë lindjes së diellit dhe muzgut.

Një banor madje i ka kushtuar edhe një llogari në Instagram asaj e çfarë duhet të heqin çdo ditë, duke e ndarë me botën hallin e tij të fqinjëve: një i ri që shfaqet çdo ditë në pragun e tyre, duke marrë me dhjetëra foto të vetes ose veshjeve të tyre, shpesh pa kërkuar leje dhe që nuk kujdeset për privatësinë e atyre që jetojnë atje, të cilët nganjëherë mund të shihen në sfondin e këtyre fotografive, ende në pizhame, duke u përpjekur të zgjohen me kafen në mëngjes.

Duke folur për radio France Info, një banor tha: “Ne ulemi për të ngrënë dhe menjëherë gjendemi në objektivat e atyre që bëjnë fotografi, reperë që duan të xhirojnë videoklipe nën dritare, ose grupe beqarësh qejflinj që bërtasin”.

Megjithatë, pikat e tjera të nxehta të Instagramit kanë rezultuar më kaotike. Një mur me mbishkrime të mjeshtrit Alex Croft paraqet rreshtat e shtëpive dhe banesave që tërheqin një rrymë të vazhdueshme turistësh në Graham Street në qendër të qytetit Qendror të Hong Kongut.

Taksitë dhe automjetet ndjehen të shqetësuar pasi turistët – kryesisht nga Kina, Koreja e Jugut dhe Tajvani, por edhe vendet perëndimore – dynden rrugëve për të marrë imazhet ideale.

Turizmi i tepruar, siç quhet tani, ka marrë një taksë anembanë globit me rritjen e Instagramit, duke nxitur mbylljen e plazheve popullore në Tajlandë dhe Filipine dhe reagimin e banorëve të qyteteve si Paris, Venecia dhe Barcelona.