Sport Inter e kthen ditëlindjen në festë!

Inter e kthen ditëlindjen në festë!

Inter fiton 2-0 ndaj Spal dhe merr tre pikë të arta para derbit me Milanin, duke ruajtur distancën prej 1 pike. Politano dhe Gagliardini përcaktuan rezultatin me golat e tyre në pjesën e dytë.

Fitore e rëndësishme për ecurinë në kampionat dhe vjen një ditë pasi Inter festoi 111 vjetorin e krijimit të klubit.

Inter e nisi ndeshjen me shumë risi në formacion. Asamoah u hodh në fushë si sulmues krahu, në vend të Perisic. Një ndeshje pa shumë raste dhe lojë e luftuar në mesfushë, gjithsesi në minutën e 31’-të zikaltrit gjejnë golin e avantazhit me Lautaro Martinez, por shifrat mbeten 0-0 sepse argjentinasi e preku topin me dorë para se ta ulë në tokë, dhe VAR nuk fal.

Fraksioni i parë mbyllet me dy dëmtime: Marcelo Borzovic ndjen dhimbje në kofshë dhe lë menjëherë fushë. Për të ende nuk ka dalë një informacion zyrtar. Ndërsa Miranda është transportuar për në spital, pasi mori një goditje në hundë dhe dyshohet se ka pësuar një frakturë.

Kthesa e madhe erdhi në 45 minutat e dyta, pas disa përpjekjeve Inter gjen golin e avantazhit në minutën e 68’-të me anë të Matteo Politano, i cili godet saktë me të majtën e tij nga brenda zone. 9 minuta më vonë ishte Gagliardini që shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për zikaltrit, që arritën ti menaxhojnë si duhet minutat në vijim.

Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 54 pikëve, 1 më pak se Milan dhe 6 më shumë se Roma, që luan nesër ndaj Empolit.