Sport Juventus nis arratinë

Juventus nis arratinë

Juventus ka fituar 2-0 ndaj Empoli në “Juventus Stadium”, duke konfirmuar se po shkon gjithmonë e më i sigurt drejt titullit të gjashtë radhazi në kampionatit italian.

Skuadra e Allegri kryeson me 10 pikë avantazh ndaj AS Romës, që ka luajtur një ndeshje më pak, atë që do të zhvillojë nesër ndaj Interit në “San Siro”.

Juve, që vinte nga fitorja 2-0 në Champions League kundër Porto, tregoi se po kalon një moment të shkëlqyer forme dhe mbetet skuadra për t’u mundur në Serie A…

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, pasi sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain shpërdoroi dy mundësi të arta për vendasit. Megjithatë, sapo nisi pjesa e dytë, të besuarit e trajnerit Allegri gjetën golin e avantazhit.

Më saktësisht ishte autogol, i shkaktuar nga Skorupscki, nën presionin e Mario Mandzukic. Goli i pësuar theu “fortesën” e Empoli që deri në atë moment pretendonte të merrte një pikë, edhe si pasojë e paraqitjes në fushë.

Kur kaloi në orë lojë, Juventus goditi sërish duke hipotekuar tre pikët. Dani Alves hodhi një top nga e djathta në qendër të mbrojtjes së Empoli, atje ku Alex Sandro tundi rrjetën me një goditje të saktë me kthesë.

Juventus ka 66 pikë, pas 26 ndeshjesh, 10 më shumë se Roma dhe 12 më shumë se Napoli që pasdite u mposht 2-0 nga Atalanta në ndeshjen tjetër të luajtur dje në Serie A.