Mes mureve që kanë shënuar historinë e lashtë mund të përmendim Murin e Adrianit, një fortifikim prej guri e ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të dyte pas erës sonë nga Perandori Adrian, në mënyrë që të mbronte kufirin verior të Perandorisë Romake në Britani.
Perandori Adrian erdhi në fronin perandorak në vitin 117 të Erës Sonë. Ai vendosi se Perandoria kishte nevojë për sigurimin, jo zgjerimin, dhe në 122 dha urdhrin për të ndërtuar një mur në të gjithë kufirin verior.
I gjate 173 km, me lartësi 5 metra dhe gjerësi 3 m, fortifikimi shtrihej nga Wallsend-onTyne, në Detin e Veriut, në afërsi të Newcastle, në Bowness, në Solway, në detin irlandez, duke e ndarë ishullin në mënyrë efektive në dy pjesë.
Ndërtimi mori gjashtë vjet kohë për t’u përfunduar, kohë gjatë së cilës planet u ndryshuan disa herë. Është vlerësuar se janë përdorur më shumë se një milion metra kub gur deri në përfundimin e këtij muri.
Duke u transformuar gjatë shekujve nga një mur i imponuar mbrojtës në një atraksion turistik, ‘Roman Wall’ (muri roman), ka mbijetuar deri në ditët e sotme: një pjesë e mirë e murit, sidomos pjesa qendrore e tij, është ne fakt ende sot e dukshme.
Në vitin 1987 ai është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.