Kryeministri Edi Rama ka befasuar me veprimin e fundit.
Siç duket edhe nga fotot e bëra mbrëmjen e sotme, ai ka vendosur të heqë skelën mbrojtëse para Kryeministrisë, një ditë para protestës së opozitës.
Vendimi duket befasues, duke qenë se skela është përdorur për të penguar protestuesit që të hyjnë në Kryeministri.
Aq më tepër që Lulzim Basha e Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar, se protesta e kësaj të shtune është vendimtarja për të rrëzuar Edi Ramën.