Bota Rritja e nivelit të detit, kryebashkiaku i New York kërkon zgjerimin e...

Rritja e nivelit të detit, kryebashkiaku i New York kërkon zgjerimin e bregut

Bashkia e New York po ndërmerr masa për të shtuar mbrojtjen në bregdet si pasojë e ndryshimeve klimatike të cilat rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të konsiderueshme për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio paralajmëroi një plan për mbrojtjen e pjesës së poshtme të Manhatan nga rritja e nivelit të detit, duke e rrethuar dhe duke e zgjatur bregun dhe për 150 metra të tjera.

Kryebashkiaku demokrat prezantoi planin të enjten, pasi më parë kishte konfirmuar ekzistencën e tij në një revistë të Nju Jork.

Ekspertët e bashkisë kanë nisur të hartojnë ide dhe projekte për të përforcuar bregdetin e New York që kur stuhia Sendi shkatërroi me mijëra shtëpi dhe biznese në vitin 2012.

De Blasio mendon se qyteti mund të mbrojë pjesën më të madhe në zonën e ulët të Manhatan me barriera të lëvizshme dhe me një investim prej 500 milion dollarësh.

Gjithsesi mbrojtja e zonave më të ulëta të Seaport District, nga ura e Brooklyn në Battery, do  të kërkojë shtimin e një sasi të madhe dheu me një kosto që mund të shkojë deri në 10 miliardë dollarë.