Fëmijët janë shumë të dashur dhe të parezistueshëm. Por sa herë që shihni një fëmijë, edhe kur është yni, është shumë e rrezikshme ta prekni me duar të pista apo ta puthni, duke qenë se të rriturit kanë qindra baktere, viruse të rrezikshme dhe infeksionet ndaj të cilave po e ekspozojmë fëmijën, janë të panumërta. Është e vërtetë që ka rëndësi ta ekspozojmë tek disa lloje papastërtish për të gjeneruar mbrojtjen e imunitetit, por kjo vlen për fëmijët më të mëdhenj.
Në të vërtetë, ka patur raste në të cilat fëmijët kanë vdekur për shkak të meningjitit, pasi i ka puthur dikush që kishte marrë të ftohtë. Tani, lajmi për një fëmijë që ka kaluar katër ditë në spital pasi ka marrë herpes-in nga e ashtuquajtura “puthja e vdekjes” është bërë virale. Prindërit e tij kishin vënë re njolla të vogla të kuqe mbi gjoks dhe mbi krahë, por mjekët nuk e kishin bërë alarmante situatën.
Ose, të paktën, nuk u konsiderua alarmante deri në tentativën e tretë që bënë prindërit duke e çuar në spital. Situata u kthye në një makth të vërtetë gjatë kohës që gjendja e Kalo përkeqësohej dhe rezultati doli pozitiv ndaj testit të virusit të Herpes-it, për të cilin mjekët mendojnë se vogëlushi e ka marrë nga dikush që e ka puthur dhe ka qenë i infektuar me këtë virus. Fëmija kishte nevojë për trajtim intensive me antibiotikë, me anë të injeksioneve.
Babai i tij, Andy Griggs, rrëfeu se Kalo ka patur problem në të ngrënë disa ditë para se të dilte diagnoza e saktë, gjë që ka shqetësuar prindërit. Të puthësh fëmijët në buzë dhe të ndash më pas fotot është një mënyrë shumë e përhapur për t’i ngjitur atyre virusin e Herpes-it, duke qenë se ky virus transmetohet përmes pështymës.
Për gratë është diçka shumë e zakonshme të kenë herpes, por nuk e vënë re një gjë të tillë, për shkak të siptomave të lehta apo të padukshme. Virusi mund të jetë i fshehur për periudha të gjata para se të shkaktojë dëme të dukshme, apo të riaktivizohet pas një periudhe stresuese nga ana emotive apo të lodhshme nga ana fizike.
Në rastin e “HSV-1”, apo “herpes-t oral”, infeksioni zakonisht verifikohet përmes kontaktit të zonës së infektuar të njeriut në moshë të pjekur me lëkurën e trupit të fëmijëve, në një zonë të caktuar siç mund të jenë sytë ose goja. Kjo mund të ndodhë nëse dikush, i cili ka marrë të ftohtë, puth fëmijën, apo, gjë që ndodh më rrallë, nëse personi prek një ulçer të gojës së tij e më pas me të njëjtën dorë, prek fëmijën.