Një lloj ilaçi i quajtur “acid bempedoic” mund të luftojë përgjithmonë kolesterolin. Një studim ndërkombëtar i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se, ilaçi ul nivelin e kolesterolit në gjak te njerëzit që vazhdojnë të kenë nivel të lartë pavarësisht se kurohen vazhdimisht. Shkencëtarët sugjerojnë se terapia e re mund të funksionojnë si një alternativë për njerëzit që nuk janë në gjendje të kurohen pasi ilaçet që janë në treg tani u shkaktojnë efekte anësore.
Hulumtimi i cili u botua “Journal of Medicine” është miratuar nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Kolesteroli është një nga sëmundjet kardiovaskulare që vret rreth 150.000 njerëz në vit anë e mbanë botës. Kurimi, mbajtja e një diete të shëndetshme së bashku me stërvitje të rregullt çdo ditë, mund të ndihmojnë në eliminimin e kësaj sëmundje. Por, kjo mënyrë nuk është funksionale për të gjithë.
Për disa njerëz kushtet dhe mënyra e jetesës, ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit. Shumë prej tyre, marrin ilaçe duke u përpjekur të ulin kolesterolin në gjak, por që efektet anësore të raportuara kohët e fundit, kanë krijuar polemika të ndryshme për efikasitetin që kanë .
Medikamenti i ri është i aftë të ndalojë prodhimin e një enzime kryesore në turp e cila shkakton kolesteolin.
Profesor Sir Nilesh Samani, nga Fondacioni Hearts në Britani thotë se në përgjithësi ilaçet që kemi përdorur deri tani, kanë dhënë rezultate të mira, por medikamenti i ri është kura përfundimtare që të sëmurët duhet të marrin.
“Hulumtimi tregon se ilaçi i ri mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe nuk ka asnjë efekt anësor,” thotë Samani.
Në studim u analizuan 1.000 njerëz që vuanin nga kolesteroli dhe përdornin rregullisht medikamentet për kurimin e sëmundjes. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Një pjesë do të vazhdonte të merrte të njëjtat ilaçe si më parë, ndërsa grupi tjetër do të merrte medikamentin e ri. Në fund të tre muajve kur u analizuan të dhënat, rezultoi se grupi i cili kishte marrë pilulën e re kishte një nivel shumë të ulët të kolesterolit në krahasim me grupin tjetër.
Profesori Kausik Rai nga Kolegji i Londrëss tha se, Acidi Bempedoic mund të jetë një arsenal shumë i nevojshëm për trajtimet e uljes së kolisterolit. /BBC/