Gjatë vizitës së “Ftesë në Pesë” në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, kreu i saj, Baba Mondi tregoi të gjitha ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës së Festës së Sulltan Nevruzit, madje hyri vetë në kuzhinë për të ndihmuar me përgatitjet.
Ai cilësoi mishin e kurbanit si një nga pjatat kryesore, duke shpjeguar se çdo familje mund të gatuajë mish gjeli, qingji apo dashi në varësi të mundësive ekonomike.
Personalisht ai zbuloi se preferonte mishin e bardhë, për vetë faktin se është më i lehtë dhe më dietik.
Nga ana tjetër, Baba Mondi cilësoi byrekun me 12 lakrat e egra si një tjetër pjatë tipike të kësaj dite.
Sa i përket ëmbëlsirës, ai tha se traditë e kësaj feste mbetet sultiashi me qumësht, pasi ky i fundit konsiderohet si tregues i vazhdimësisë së jetës.