Opozita Edmond Tupja i bashkohet protestës së opozitës

Edmond Tupja i bashkohet protestës së opozitës

Protestës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme i është bashkuar ditën e sotme edhe përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja.

Sipas përkthyesit, duhet të ketë një reagim të intelektualëve, të cilët duhet të jenë apartiak, dhe opinionet dhe mendimet e tyre t’i thonë me zë të lartë.

Tupja deklaroi se në këtë situatë, në shesh nuk janë dhe nuk duhet të jenë vetëm simpatizantë të opozitës apo njerëz të saj.

“Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar”- tha Tupja.

Shkrimtari kërkoi angazhimin e rinisë, e cila sipas tij ka një burim të pashtershëm force, dhe duhet të mësohet me përballjen dhe këmbënguljen, pasi janë edukata demokratike.

“Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”.

I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja tha se varfëria shkakton grindje, dhe probleme sociale, ekonomike të cilat sjellin edhe dhunën fizike.

Sipas publicistit, është e papranueshme që të rinjtë e shkolluar të punojnë në call centre apo kamarierë.

Në fjalën e saj, psiklologia Orjola Pampuri u shpreh se dëshirat dhe ambiciet e rinisë dhe të studentëve bien ndesh me mundësitë që u ofrohen sot.

Pampuri theksoi se koha sot kërkon angazhimin e të gjithë intelektualëve, të cilët duhet të kontribuojnë për ndryshimin.