Argjentina e ka humbur 3-1 miqësoren të zhvilluar në Wanda Metropolitano ndaj Venezuelës.
Pritej të ishte një festë pas rikthimit të Messi-t në kombëtare, por Venezuela kishte tjetër plan.
Ishte Salomon Rondon ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 6’ me një goditje të fuqishme nga brenda zonës. Pak sekonda para pushimit Murillo ka dyfishuar rezultatin me një gol ë mrekullueshëm në hyrje të zonës.
Pas pushimit, argjentinasit përmenden duke ngushtuar rezultatin me golin e Lautaro Martinez pas një kundërsulmi të suksesshëm.
Megjithatë, në minutën e 75’ Venezuela vulosi fitoren me golin e Martinez nga pika e bardhë e penalltisë.
Një rezultat që nuk pritej, por vuajtjet e argjentinasve vazhdojnë.