Extra Luks dhe orë, në zbulim të objekteve të dëshirës

Luks dhe orë, në zbulim të objekteve të dëshirës

Përtej kënaqësisë së zotërimit, risitë më të fundit flasin për teknologji avanguarde e materiale jo të zakonshme që kërkohen

Elegancë dhe preçizion i lartë. Materiale të kërkuara dhe lëvizje teknologjike avanguarde. Kohëshënues të çmuar të derdhur në ar të verdhë, të bardhë, të kuq, me diamantë e zafirë dhe gurë të tjerë të çmuar. Orët e luksit të meshkujve përfaqësojnë një objekt të dëshirës që shkon përtej kënaqësisë së posedimit.

Vlerat në kohë – Panairi ndërkombëtar i orëve “Baselworld”, sapo ka mbyllur dyert e tij. Risitë e fundit të paraqitura janë të frymëzuara nga bota e sportit dhe shpirti i eksplorimit të natyrës. Ato janë modele që i rezistojnë kushteve më ekstreme, të papërshkueshme nga uji dhe me një stil të fortë dhe vendimtar. Ata gjithashtu evidentojnë përdorimin e materialeve, si bronzi, qeramika e zezë dhe titaniumi.

Jo vetëm klaiskët e mëdhenj – Sigurisht që nuk mungojnë modelet klasike të shenjuesëve të kohës, dhe risjellja e kujtimeve të ngjarjeve historike dhe më ikonike.
Pasionet për produktet digjitale kanë përfshirë edhe botën e shenjuesëve të kohës: të cilët të lidhur me telefonat smart mund të bëjnë prenotimin e biletave të avionëve, trenëve dhe rezervim hotelesh. Produktet e limituara ofrojnë një pamje jashtëzakonisht të pazakontë dhe të habitshme për kohëshenjuesin bashkëkohor.