Nuk mungoi dhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj vetëm pak minuta pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me protestën e dhunshme të opozitës së bashkuar mbrëmjen e 13 Prillit.
Gjonaj, gjatë një deklaratë për mediat u bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktuan dhunë mbrëmjen e së shtunës.
“Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Ju bëj thirrje organeve ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë për të hetuar dhe çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar. Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, deklaroi ndër të tjera Gjonaj.