Lionel Messi duket i pacënuar në garën për të fituar Këpucën e Artë në Europë, si golashënuesi më i mirë i kampionateve elitare në Kontinentin e Vjetër.
“Ylli” i Barcelonës, edhe pse nuk luajti në sfidën me Huescan në trasfertë, ruan distancën prej 6 pikësh me Kylian Mbappe, që është ndjekësi më i afërt (33 me 27).
Nëse Messi ka edhe 6 takime në dispozicion deri në fund të La Ligas, ndërsa për talentin e PSG-së, që nuk arriti të shënonte në humbjen turpëruese 5-1 ndaj Lilles, kanë mbetur edhe 7 ndeshje për ta rikuperuar distancën e krijuar.
Gjithsesi, Mbappe mbetet një kërcënim, pasi PSG është eliminuar nga Championsi dhe trajneri Tuchel nuk ka nevojë të bëjë rotacion në skuadër, ndërsa Barcelona, nëse eliminon Manchester United, me sigurinë që i jep distanca e konsiderueshme që ka krijuar në kampionat ndaj Atleticos, mund t’i japë mundësi Messit të pushojë më shumë.
Golashënuesit më të mirë:
1 – Lionel Messi 33 gola (La Liga)
2 – Kylian Mbappe 27 gola (Ligue 1)
3 – Fabio Qagliarella 22 gola (Seria A)
4 – Robert Lewandowski 21 gola (Bundesliga)
5 – Sergio Aguero 19 gola (Premier League)