Lulzim Basha foli për sondazhet duke thënë se sondazhi IPR në bashkëpunim me RTV Ora e nxori opozitën në shumicë.
“Po të shikosh të gjithë vrojtimet duke përfshirë edhe një vrojtim që bëhet nga një kompani me tendenca të majta siç është IPR, nxjerr opozitën në shumicë. IPR ka tendenca të majta, por e nxjerr opozitën në shumicë dhe tregon që aksioni opozitar është në rrugën e duhur”, – tha Basha në Tempora në Ora News.