Kryesore Basha i vendosur: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në...

Basha i vendosur: Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi i vendosur se zgjedhje lokale në 30 qershor nuk do të ketë.

Basha u shpreh se “data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet, zgjedhje në 30 qershor nuk ka për të pasur…”

Në studion e oranews, kryedemokrati u shpreh se “Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës ekuatoriale apo republikave ish-sovjetike. Pa u ndëshkuar krimi elektoral duke filluar me Dibrën në 2016, pa u ndëshkuar përgjegjësit e krimit elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet nuk mund të ketë zgjedhje fallto”, tha Basha.