Bota Papa Françesku lutet për viktimat e trafikut dhe emigrantët

Papa Françesku lutet për viktimat e trafikut dhe emigrantët

Të premten e zezë që paraprin Pashkët Katolike, Papa Françesku ia dedikoi viktimave të trafikut njerëzor dhe brengës së emigrantëve, duke denoncuar liderët politikë, që sipas tij po shfrytëzojnë dramën e tyre për qëllimet e veta.

“Ky është Kryqi i të moshuarve që e  zvarrisin veten nën peshën e viteve dhe vetmisë, kryqi i emigrantëve që i gjejnë dyert e mbyllura për shkak të frikës dhe zemrave të blinduara për shkak të llogaritjeve politike, Kryqi i të vegjëlve, të plagosur në pafajësinë e tyre”, tha Papa.

Bergoglio, i cili shënon sezonin e 7 të Pashkëve që kur u zgjodh lider i Kishës Katolike, udhëhoqi procesionin e njohur si Udha e Kryqit në Koloseum, ku ishin të pranishëm mijëra qytetarë që mbanin qirinj në duar.

Në qytetin e vjetër të Jerusalemit, të krishterët Katolikë përshkuan të njëjtën rrugë nga ku besohet të ketë kaluar Jezu Krishti gjatë kryqëzimit.

Procesioni u zhvillua nga rruga “Dolorosa” deri në kishën ku besohet se u varros Jezu Krishti para së të ringjallej, 3 ditë më vonë.