Aktualitet Spanjollët dhe britanikët “braktisin” Shqipërinë! Rritet edhe numri i shqiptarëve që ikin

Spanjollët dhe britanikët “braktisin” Shqipërinë! Rritet edhe numri i shqiptarëve që ikin

Të dhënat e INSTAT për lëvizjet e shtetasve në territorin shqiptar tregojnë një rritje për tremujorin e parë si të hyrjeve dhe daljeve nga vendi.

Vihet re që rritet numri i shtetasve amerikanë që vizitojnë Shqipërinë, kurse ndër spanjollë dhe britanikë vihet re që është ulur numri i atyre që kanë vizituar vendin në tremujat e parë të vitit.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2019, janë 712.983 krahasuar me Mars 2018, ky tregues rezulton me rritje 17,4 %. Në Mars 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 283.910, krahasuar me Mars 2018, ky numër është rritur me 11,8 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tremujorin e parë 2019 është rritur me 2,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Mars 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, SHBA ka pasur rritjen më të madhe me 74,2 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Mbreteria e Bashkuar me 63,8 %.

Në tremujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur rritjen më të madhe me 33,3 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Spanja me 23,8%.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Mars 2019, janë 728.817 duke shënuar një rritje me 21,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2019, janë 444.828. Krahasuar me Mars 2018, ky numër është rritur 22,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2019, janë 283.989. Krahasuar me Mars 2018, ky numër është rritur 21,0 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në tremujorin e parë 2019, është 1,249,803 duke u rritur 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.