Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se mjekra e meshkujve fsheh më shumë baktere se lëkura e një qeni.
Ky hulumtim ka krahasuar mostrat e baktereve të 18 burrave me mjekër me lëkurën e 30 qenve. Dhe ajo çfarë bie në sy sipas gjetjeve është se qentë mund të konsiderohen si ‘të pastra’ krahasuar me meshkujt me mjekër”, kështu vunë në dukje studiuesit me bazë në Zvicër. 23 prej 30 qenve kishin numër të lartë të baktereve ndërsa të 18 burrat pa përjashtim ishin mbartës të baktereve.
Bakteret që shkaktojnë sëmundje shfaqen edhe më shpesh në mjekër, duke shkaktuar infeksione të traktit urinar. Studiuesit në të dyja rastet morën mostrat përkatëse në zonat kyçe, duke bërë me dije se mikrobet janë më të dukshme dhe me patogjene tek njerëzit.
Në këtë rast studiuesit nuk përjashtuan as flokët e femrave, duke thënë se dhe ato përmbajnë baktere të shumta ashtu si dhe mjekra e meshkujve.