Bota Lira në pikiatë pas përsëritjes së zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit

Lira në pikiatë pas përsëritjes së zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit

Lira turke ra në nivelin më të ulët ndaj dollarit që prej tetorit, pasi Këshilli Suprem Zgjedhor shpalli të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë e Stambollit dhe urdhëroi përsëritjen e tyre.

Vendimi përfundimtar i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK) e mbajti nën presion lirën, që sot kaloi kufirin prej gjashtë dollarësh.

Pavlefshmëria e zgjedhjeve në qendrën ekonomike të Turqisë ka tronditur investitorët dhe ka nxitur shqetësimet e një krize të re ekonomike mes pasigurisë politike.

Shoqata Turke e Industrisë dhe Biznesit (TUSIAD), një grup i rëndësishëm biznesi, e quajti zhvillimin shqetësues në një kohë kur ishte thelbësore të përqendroheshin në reforma të gjera ekonomike dhe demokratike.

Ka pasur rënie edhe në bursën e Stambollit, në indeksin kryesor BIST 100.

Ekonomia turke ra në recesion në fund të vitit të kaluar. Lira humbi 40% të vlerës së saj kundrejt dollarit në vitin 2018 për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare dhe diplomatike me SHBA.