Aktualitet Luanët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës “shpëtojnë”, largohen drejt Holandës

Luanët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës “shpëtojnë”, largohen drejt Holandës

Luanët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës do të shohin më në fund një ditë të bardhë.

Organizata “Four Paës” (Katër putrat) ia ka dalë në përpjekjet e saj për t’i zhvendosur kafshët e egra jashtë Shqipërisë. E përballur disa herë me refuzimin e autoriteteve për dokumentacionin e nevojshëm që bën të mundur transferimin e luanëve, “Four Paws” ka arritur mesa duket t’i sigurojë këta të fundit, pasi sot është bërë largimi i luanëve nga Kopshti Zoologjik, për t’u transferuar në Holandë.

Është fjala për luanët që u bënë të famshëm në mediat britanike për kushtet ku mbaheshin.

Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, tre luanët mbaheshin ndarazi nga njëri-tjetri, në disa dhoma të lagështa prej pesë metrash në sytë e të cilëve dukej qartë dëshpërimi. Por tashmë, ata do të kenë kushtet e duhura