Sport Fiorentina kërkon Gjimshitin, Atalanta kërkon 10 milionë euro

Fiorentina kërkon Gjimshitin, Atalanta kërkon 10 milionë euro

Fiorentina kërkon Berat Gjimshitin. Sipas mediave italiane, klubi vjollcë synon të përforcojë mbrojtjen me 26-vjeçarin shqiptar, që po shkëlqen në radhët e Atalantës, sidomos gjatë fazës së dytë të Serisë A.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë numëron 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet me bergamaskët si dhe ka shënuar 1 gol e ka dhënë 1 asist deri në këtë pikë të sezonit.

Por nuk është vetëm Fiorentina që “ia ka vënë syrin” shtatlartin shqiptar. Edhe Zeniti i kampionatit rus e ka piketuar lojtarin e lindur në Preshevë, për të cilin Atalanta ka patur kërkesa edhe në janar.

T’ia shkëputësh Atalantës gjithsesi, nuk është e lehtë. Çmimi i Gjimshitit, në rast kualifikimi në Champions, shkon rreth 10 milionë euro.