Kryesore Pas zjarrit te Kryeministria protestuesit zhvendosen para Parlamentit

Pas zjarrit te Kryeministria protestuesit zhvendosen para Parlamentit

Pas një ore nga nisja e protestës është tensionuar situata para Kryeministrisë. Protestuesit janë përleshur me forcat e rendit.
Ata kanë arritur të çajnë kordonin policor, ndërkohë që ndaj godinës së kryeministrisë janë hedhur lëndë plasëse molotov.
Lëndë djegëse molotov është hedhur dhe në drejtim të godinës së Parlamentit.

Simpatizantët më herët kanë qëlluar me bojë blu dhe të zezë godinën e Kryeministrisë. Ndaj godinës janë hedhur edhe fishekzjarrë.