Aktualitet Del jashtë kontrollit protesta e opozitës tek parlamenti

Del jashtë kontrollit protesta e opozitës tek parlamenti

Fishekzjarrë të shumtë, shpërthimi i të cilëve është bërë në mënyrë të pakontrolluar, në drejtim jo vetëm të policëve por edhe të vetë protestuesve që i kanë hedhur, u hodhën para Parlamentit ku u zhvendos protesta e opozitës pas tubimit tek kryeministria. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndërsa situata e krijuar ishte mjaft kaotike.