Lot gëzimi, “pushtim” fushe dhe një festë e shfrenuar dhe e shumëpritur.
Pritja mbi dydekadëshe, ekzaktësisht prej 26 vitesh, e Partizanit për titullin kampion në futbollin shqiptar mori fund këtë të dielë, me suksesin domethënës në derbin e kryeqytetit.
“Demat e kuq” u imponuan 2-1 ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një përballje emocionuese që përveçse zyrtarizoi fronin, detyroi rivalët bardheblu të komplikojnë rrugën e mbijetesës.
Ëndrra e çdo tifozi të Partizanit u materializua me vërshëllimën e fundit në tapetin e blertë në kryeqytet, aty ku skuadra e trajnerit Gega mori fitoren duke rrëmbyer edhe titullin, 3 javë nga fundi.