Kryesore “Lindita e shefit t’vet mesatarja 5.8”, Rama debaton me studentët para hyrjes...

“Lindita e shefit t’vet mesatarja 5.8”, Rama debaton me studentët para hyrjes së Universitetit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Universitetit të Vlorës, ka ndalur tek studentët, të cilët i kanë kërkuar që të bëjnë dialog për kërkesat e tyre.

Ndërkohë që kanë debatuar para hyrjes.

Studentët kanë kërkuar që të jenë pjesë e dialogut në sallën e Universitetit më pas studentët protestues kanë hyrë së bashku me Ramën në sallën e Universitetit të Vlorës.

Edi Rama: “Turp nuk është ti thuash tjetrit hajde të flasim. Asnjë vend nuk e ka përfaqësinë në bordin e administrimit. Turp është ky që të tjerët duan të flasin dhe ti të vësh ulërimën e të mos e lësh të flasin. Këta që flasin duket se po kërkojnë komunizëm. Protestën e kam kuptuar më mirë se ajo vajza që bërtet. Kam analizuar shumë thellë. Ishte shuplakë për qeverinë sepse…”

Studenti: “Të kemi votuar por ju mënyra si po silleni është jo korrekte. Jepni zgjidhje. Mos na detyroni të tërë ti largojmë politikanë”.

Me pas një grup studentesh u larguan nga salla duke thirrur: Ministrja e shefit vet, mesatarja 5.8.

Studentja:Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë. Ju marrësi thoni vetëm : PO ose JO!”

Studenti: Të kemi votuar por ju mënyra si po silleni është jo korrekte. Ju..

Rama: Të mos hyjmë me batuta se e dini kush fiton.