Shkencëtarët kanë zbuluar një paradoks evolucionar ku burrat dëmtojnë aftësinë e tyre për të pasur fëmijë gjatë përpjekjeve për ta bërë veten më tërheqës. Sipas tyre, marrja e një përbërësi kundër rënies së flokëve mund të dëmtojë fertilitetin e tyre.
Kjo sipas shkencëtarëve është quajtur paradoksi Mossman-Pacey. Ata thonë se kjo shkakton shumë probleme në çifte që përpiqen të kenë fëmijë. “Vura re që disa njerëz vinin për të testuar fertilitetin e tyre dhe këta djem kishin një trup gjigant,” thotë Dr James Mossman, nga Universitetin Brown në Shtetet e Bashkuara. Ai i tha BBC: “Ata po përpiqen të tonifikojnë dhe rrisin muskujt, që të duken si majat e evolucionit. Por kjo është shumë e papërshtatshme në një kuptim evolucionar, sepse kjo shterronte spermën.”
Steroidet anabolike imitojnë efektin e testosteronit të hormoneve mashkullore në trup dhe përdoren si ilaçe për rritjen e muskujve. Ato përdoren rregullisht nga bodybuilders.
Prof Allan Pacey, nga Universiteti i Sheffield, shtoi: “A nuk është ironike që meshkujt që shkojnë në palestër për t’u dukur të mrekullueshëm për të tërhequr vëmendjen e grave, pa dashje të ulin pjellorinë e tyre?!”. Steroidet anabolike ndikojnë në gjendjen hipofizike të trurit në të menduarit që testet po shkojnë në lodhje. Pra, gjendrat reagojnë duke mbyllur prodhimin e dy hormoneve – të quajtur FSH dhe LH – të cilat janë hormonet kryesore që nxisin prodhimin e spermës.
Studiuesit thonë se ekziston një temë e ngjashme me burrat që përdorin medikamente për të parandaluar rënien e flokëve. Përbërësi Finasterid në ilaç ndryshon mënyrën se si testosteroni metabolizohet në trup dhe mund të kufizojë humbjen e flokëve, por efektet anësore mund të prekin sistemin riprodhues.