Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në lagjen “Sesere” të Krujës.
Polici ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, sipas policisë, shtetasi K.A, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasi A.P, 40 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për arrestimin e shtetasit K.A. i cili dyshohet si autor i plagosjes.