“Kur mund ta shoh veten në televizor?!” – pyeti Ritvan Zykaj në nisje të seancës ndaj tij.
30-vjeçari doli sot sërish në seancën e radhës, i akuzuar për masakrën e 10 gushtit në Selenicë, në fshatin Resulaj, aty ku humbën jetën tetë persona, mes të cilëve dy të mitur.
Për Zykajn, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm, por vendimi ende nuk është dhënë, ndërsa në seancën e radhës, priteshin të merreshin në shqyrtim deklarimet e të afërmve të Ritvan Zykajt, deklarime të dhëna pas masakrës, deklarime që konfirmojnë Ritvan Zykajn autor të masakrës.
Ndërkohë që aktualisht, sipas burimeve nga Prokuroria, konfirmohet se asnjë prej tyre nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri, referuare dhe sistemit TIMS.
Në seancën e radhës, Zykaj ishte braktisur nga të gjithë, madje dhe nga avokatët e caktuar kryesisht, të cilët kanë munguar në sallë.
Pyetur nga trupi gjykues dhe relatori Ervin Trashi, Ritvan Zykaj ka thënë vetëm fjalët: Nëse është e mundur, seanca të zhvillohet.
Por duke parë mungesën e avokatëve të caktuar kryesisht, Klajdi Mecaj, që ndodhej në Itali dhe Migjen Xhavara, i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore dhe referuar faktit se bëhet fjalë për një çështje që nuk mund të zhvillohet pa praninë e tyre, trupi gjykues i përbërë nga Relator Ervin Trashi, Skander Haluci dhe Laurent Fucia, ka vendosur shtyrjen e seancës, duke vendosur zhvillimin e sa për në datë 17 qershor ora 14.