Te Juventusi është kohë rinovimesh dhe pas Alex Sandros do të jetë radha e Mario Mandzukic.
Sulmuesi kroat po tregon se është i pazëvendësueshëm për bardhezinjtë me gola shumë të rëndësishëm ndaj dhe klubi do t’i ofrojë një kontratë të re lojtarit.
Mandzukic aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe përfiton 4 milionë euro në vit dhe me kontratën e re mund të arrijë në 5 milionë euro por me një sezon më shumë deri në vitin 2021.
Palët kanë programuar në fillim të janarit një takim për të biseduar për rinovimin dhe nuk priten pengesa për të arritur në një akord përfundimtar.