9 janë shkeljet që mazhoranca do të rreshtojë në seancën e së hënës për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mes tyre, cenim i rëndë i parimit të ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit, vendim arbitrar për të anuluar zgjedhjet, marrje e kompetencave të Kuvendit, sjellje arbitrare me pushtetin si dhe cenim i Kushtetutës dhe ligjit.
Pas miratimit të komisionit, puna do të kthehet në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet konstituimi i komisionit hetimor dhe kryetar do të jetë Ulsi Manja.
Vetë Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar këtë një proces tërësisht politik, duke dekretuar një datë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, 13 tetorin. Po në këtë datë, Meta ka propozuar edhe mbajtjen e zgjdhjeve të parakohshme të përgjithshme dhe presidenciale, si e vetmja mënyrë, sipas tij, për të dalë nga kriza.