Snapchart është kthyer në një ndër rrjetet sociale më të popullore, veçanërisht tek të rinjtë.
Ndërsa vazhdimisht tërheq përdoruesit, me risitë e veçanta që sjell. Së fundi Snapchat, po testohet sistemi një sistem i ngjashëm me Netflix, që shfaq filma dhe materiale tjera filmike dhe dokumentare, larg sektorit Discover.
Në sektorin Shows, që ka pamje shumë më të pastër, shihen materiale të ngjashme me platformat e ndryhme të transmetimit.
Pjesa e sipërme e Shows, përbëhet prej filmave që janë më të shikuara, si dhe prej atyre të rekomandueshme, derisa më poshtë bien ato që kanë rënë nga trendi. Deri më tani, Snapchat e ka konfirmuar se është duke punuar në këtë opsion, derisa nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë të funksionojë.