Aktualitet Ministrja e Arsimit nxjerr udhëzimin: Shkolla nis në 16 shtator

Ministrja e Arsimit nxjerr udhëzimin: Shkolla nis në 16 shtator

Pas dy muajsh në shkollat e arsimit parauniversitar do të bjerë zilja për rifillimin e mësimit.

Ministria e Arsimit Besa Shahini dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, prej nga varet arsimi profesional, kanë firmosur udhëzimin për vitin e ri shkollor.

Në 16 shtator, në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme publike, nis procesi mësimor.

Programi për këtë vit shkollor zgjat deri në 12 qershor.