Kryesore Meta: Ja si “Ramaforma” la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Meta: Ja si “Ramaforma” la vendin pa Gjykatë Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar shumicën socialiste se ka penguar qëllimisht krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Presidenti është ndalur veçanërisht te krijimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas Metës është penguar qëllimisht të funksionojë, pasi në këtë mënyrë bllokohej edhe Gjykata Kushtetuese.

Pas ligjeve të miratuara në kuadër të Reformës në Drejtësi, KED duhet të emëronte 3 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe për dy vite me radhë, është penguar të funksionojë. Sipas Metës, përgjegjës për këtë është vetë Kryeministri.

“Kryeministri Rama 4 (katër) ditë pas hedhjes së shortit (për KED, viti 2017) doli hapur dhe publikisht për t’u shprehur se nuk i pëlqenin emrat e anëtarëve të KED-së.

Në datë 31 janar 2017, Kryeministri Rama shpërthen duke i kërcënuar drejtpërdrejt të gjithë anëtarët e KED-së, duke i shantazhuar se do t’i shkarkonte me vetting.

Kryeministri shfaqi hapur se kishte në dorë, jo vetëm të bllokonte Këshillin, por edhe t’i shkarkonte më shumë se gjysmën e tyre”, shkruan Meta në Facebook.