Ok, na duhet ta pranojmë se ka diçka magjike në ditët e fundit të dhjetorit! Kudo sheh drita, zbukurime, këngë plot jetë dhe mbi të gjitha je edhe pushim.
E ku ka më mirë sesa ditët t’i kalosh duke rikujtuar filmat që kanë shënjuar fëmijërinë dhe adoleshencën përgjatë periudhës së Krishtlindjeve?!
Ndaj më poshtë, po ju rikujtojmë disa prej tyre.
Home Alone (1990)
Nuk mërzitemi asnjëherë me këtë histori! Kevin, ishte roli që i dhuroi famën Macauley Culkin. Ai harrohet në shtëpi nga prindërit e tij dhe kërcënohet nga rreziku i hajdutëve. Se si përfundon filmi, besojmë se e mbani mend, e nëse jo, shiheni edhe njëherë. Nuk bën dëm!
Jingle All The Way (1996)
Një baba i fokusuar tek puna harron t’i blejë djalit të tij, Jamie dhuratën e Krishtlindjeve! Ndaj nis një luftë e madhe për lodrën e shumëkërkuar.
How the Grinch Stole Christmas (2000)
Pa na thoni, a festohen Krishtlindjet pa parë Grinchin?! Jim Carrey solli në jetë personazhin që do të shënonte në kinematografi. Edhe Grinchi, e ka të pamundur të mos dorëzohet tek dashuria dhe lumturia e Krishtlindjeve.
Love Actually
Është ndër filmat më të adhuruar britanik! “Love Actually” rrëfen jetën e një grupi të rinjsh, që bëhen gati të festojnë Krishtlindjet. Lista e yjeve që marrin pjesë në këtë film është: Keira Knightley, Bill Nighy, Liam Neeson, Andrew Lincoln, Martine McCutcheon, Hugh Grant, Alan Rickman, Emma Thompson…
The Holiday (2006)
“The Holiday” përshkruan jetën e dy vajzave të reja, të cilat njihen në një rrjet social dhe pranojnë që të lirojnë shtëpinë për njëra tjetrën. Pra, njëra ikën në Los Angeles dhe tjetra në Londër! Në fund të filmit, të gjithë biem dakorf se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja dhe dashuria në Krishtlindje.
Deck the Halls (2006)
Dy fqinj nisin betejën mes njëri–tjetrit se kush e ka zbukuruar shtëpinë më bukur. Matthew Broderick and Kristin Davis, janë fantastikë në këtë film.