Kryeministri Edi Rama ka pritur dje në një takim ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu,
Sipas agjencisë turke të lajmeve, “Anadolu Agency” , në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve të kryesuara nga kryeministri Rama dhe ministri Soylu u diskutua rreth Organizatës Terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.
I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori Yörük dhe kreu i Zyrës për luftën kundër krimit të organizuar (KOM) pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, Resul Holoğlu.
Më ps Soylu është takuar me edhe homologun e tij, Sandër Lleshaj. Pas takimit kokë më kokë, ata zhvilluan edhe një takim mes delegacionesh.
Po sipas “AA”, në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve u diskutua rreth organizatës terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar, çështjeve të migracionit, si dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë.