Inxhinierët izraelitë kanë njoftuar se më në fund anija e tyre hapësinore është gati për të bërë nisjen e parë drejt Hënës në një mision eksplorimi të këtij planeti.
Sipas të dhënave të krijuesve të kësaj anije hapësinore, ajo do të kryejë fluturimin e parë drejt Hënës shumë shpejt dhe me shumë mundësi në shkurt të 2019 ëndrra e këtyre inxhinierëve do të jetë tashmë realitet. Ky do të jetë misioni i parë i këtij lloji që prej vitit 2013 dhe nëse rezulton me sukses, Izraeli do të jetë vendi i katërt i cili bën uljen e një mjeti hapësinor të kontrolluar në sipërfaqen e Hënës.
Qysh prej vitit 1966, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kanë bërë mjaft përpjekje të tilla dhe Kina gjithashtu shënoi përpjekjen e fundit në 2013. Anija kozmike është tërësisht e përfunduar, testuar, dhe do të jetë gati për nisje brenda fillimit të vitit të ardhshëm, u shpreh një prej financuesve të këtij misioni. Kjo nuk është hera e parë që Izraeli lëshon satelitë por ky është misioni i parë në lidhje me shtrirjen e misionit dhe rëndësisë që ai ka. Anija kozmike e quajtur Beresheet, që në hebraisht lidhet me fjalën gjenezë, ka formën e një tavoline të rrumbullakët me katër këmbë me fibra karboni, që qëndron në një lartësi prej 1.5 metra të gjatë dhe peshon 585 kg, ku karburanti përllogaritet të peshojë rreth 2/3 e të gjithë totalit të peshës. Nisja e saj do të bëhet nga Florida brenda pak muajve.
Një kapsulë kohore i është shtuar mjetit hapësinor e cila është një disk i vetëm, hapësinor i qëndrueshëm, afërsisht madhësia e një CD, i cili shërben për ruajtjen e skedarëve dixhitalë të vizatimeve të fëmijëve, fotografi dhe informacione mbi kulturën izraelite dhe historinë e njerëzimit.
“Kapsula do të mbetet në hënë dhe do të qëndrojë në mjedisin e hënës dhe ndoshta në disa dhjetëra vjet dikush do të dërgojë një anije kozmike për ta sjellë atë përsëri”, tha Anteb. Beresheet përmban gjithashtu një pajisje për të matur fushat magnetike të hënës.
SpaceIL e cila është kompania krijuese e mjetit hapësinor, mbështetet kryesisht nga donatorë privatë, duke përfshirë edhe dhe miliarderin Morris Kahn i cili ka themeluar Amdocs, një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë së lartë të Izraelit.
SpaceIL u themelua në vitin 2011 nga një grup inxhinierësh me një buxhet prej rreth 95 milion dollarë. Kontraktori shtetëror i mbrojtjes Israel Aerospace Industries ka bashkëpunuar në këtë projekt. Në 60,000 km distancë me Tokën, anija kozmike do të ndahet nga mjeti i nisjes së Falcon X. Fillimisht do të orbitojë Tokën në zgjerimin e elipseve dhe rreth dy muaj më vonë do të kalojë në orbitën e hënës. Ajo pastaj do të ngadalësojë dhe do të kryejë një ulje të butë e cila nuk duhet të rezultojë me dëmtime në anijen kozmike.
“Vendi ynë i uljes ndodhet diku midis vendeve të uljes së Apollo 15 dhe Apollo 17,” tha Anteb. “Është një zonë e sheshtë. Por ende ka kratere të vogla dhe shumë gurë”. Menaxheri i Aerospace Industries, Opher Doron theksoi se mjeti i vogël hapësinor, përafërsisht madhësia e një makine larëse, përballet me një ‘udhëtim të vështirë dhe plot pengesa, sepse do të duhet të kalojë një numër orbitash para uljes. Nëse një mision i tillë rezulton i suksesshëm, ekipi premton se ulja do të jetë një përparim për teknologjinë izraelite dhe për udhëtimin hapësinor komercial.