Extra Fëmijët e lindur në qytetet e mëdha fitojnë më shumë kur rriten

Fëmijët e lindur në qytetet e mëdha fitojnë më shumë kur rriten

Të bësh karrierë është aspiratë e shumë njerëzve. Një rrugë në ngjitje, e kushtëzuar me zgjedhje ndonjëherë të vështira. Fenomeni i trurit që largohet është i njohur. Të rinj ambiciozë që kanë investuar shumë burime në formim dhe janë të gatshëm të shkojnë edhe në vende të largëta, për aq kohë sa ekziston një mundësi konkrete realizimi.

Në shumicën e rasteve, kanë në dorë një biletë vajtje, me emrin e një qyteti të madh. Por sa prej këtyre të rinjve e kanë pyetur veten se si do të kishte qenë nëse do të kishin lindur në ato qytete që tani i mirëpresin për t’u dhënë atyre një mundësi të dytë? Këtë tashmë e pohon shkenca. Fëmijët e lindur në qytetet e mëdha fitojnë më shumë kur rriten.

Vendlindja dhe pagat, një lidhje e vërtetuar

Sipas një kërkimi të ri, thjesht fakti i lindjes në një qytet të madh ka ndikim pozitiv te pagat në të ardhmen. Studimi i realizuar nga ekonomisti Clément Bosquet nga Universiteti Cergy-Pontoise në Francë dhe Henry G. Overman nga London School of Economics i publikuar në Journal of Urban Economics, tregon lidhjen mes madhësisë së qytetit të vendlindjes të një individi të lindur në Britaninë e Madhe dhe të ardhurat e tij.

Duke analizuar 7.500 persona të moshës 16 vjeç e lart, të intervistuar disa herë nga viti 1991 deri më 2009, studiuesit nuk kanë dyshime: madhësia e qytetit të lindjes ka ndikim të konsiderueshëm tek të ardhurat.

Pse qytetet më të mëdha ndikojnë në të ardhmen tonë

Ka arsye të ndryshme për të cilat madhësia e një qyteti mund të ndikojë në të ardhmen tonë. Në përgjithësi, sa më i madh të jetë një qytet, janë të pranishme më shumë shërbime, ka zgjedhje të larmishme shkollash, mundësi më të mëdha për networking, mundësi të larmishme për t’u argëtuar etj.

Fëmijët që lindin dhe rriten në ambiente të tilla (të cilët shpesh janë edhe fëmijë të prindërve profesionistë) kanë më shumë raste për të mësuar dhe për të zhvilluar një vizion jete më komplekse. Jo rastësisht, fëmijët e qyteteve të mëdha, kur transferohen, kanë tendencën të shkojnë në qytete të tjera relativisht të mëdha, ku mund të gjejnë të njëjtin nivel jetese.

Burimi: Forbes