Extra Ja pse princesha i bën blerjet si populli në supermarket me ulje

Ja pse princesha i bën blerjet si populli në supermarket me ulje

Dukesha e Kembrixhit i habiti klientët e një supermarketi në Angli, pasi u shfaq atje për të bërë blerjen e dhuratave festive.

Kejt, 36 vjeç, ishte bashkë me djalin Xhorxh dhe vajzën Sharlotë.

Ajo u fut mes turmës për të zgjedhur gjërat që do blinte në supermarketin e uljeve, The Range.

Një mama që po bënte pazar në dyqan tha se mbeti e befasuar. “Nuk prisja që të shihja një të familjes mbretërore në këtë supermarket,” tha ajo.

Mendohet se Kejt po blinte dhurata për pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Mbretëresha pëlqen që familja e saj të shkëmbejë dhurata modeste për Krishtlindje, në përputhje me traditën gjermane, shkruan ‘The Sun’.